Do të hapet "Kapija" e Medvegjës me Kosovën?
Takimi në Bruksel i delegacionit nga Kosova dhe Serbia të drejtuara nga kryeministrat e këtyre vendeve si duket do të japin të paktën një rezultat, atë të hapjes së pikës kufitare "Kapi" në Medvegjë, mes Kosovës dhe Serbisë.Kryeministri i Serbisë, Alleksandar pas bisedimeve të së martës, si hap konkret ka përmendur idenë e hapjes së dy pikëkalimeve të reja kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Një nga këto kalime do të jetë afër Rashkës, ndërsa tjetri në komunën e Medvegjës”, tha Vuçiq duke shtuar se njërën pikë të kalimit kufitar e ka kërkuar pala e Beogradit ndërsa tjetrën ajo e Prishtinës, raporton Titulli.com/
Pas dëgjimit të kësaj deklarate, kanë ardh edhe mbështetjet për marrjen e një hapi të tillë.
Zëvendëskryetari i komunës së Medvegjës, Florim Sahiti ka përshëndetur këtë marrëveshje të arritur me 21 prill në Bruksel për hapjen e pikëkalimit të ri kufitar në komunën e Medvegjës.
"Ky është sukses i bisedimeve tona me Ministren për dialog, zonja Edita Tahiri dhe rezultat i përpjekjeve të përbashkëta me përfaqësuesit e komunës së Kamenicës", ka thënë Sahiti për MePress.
Pikëkalimi “Kapi” bashkon dy komunat, atë të Kamenicës në anën e Kosovës dhe Medvegjën në Serbi./Titulli.com/